Basha: Nuk na nevojitet marrëveshje për një të drejtë kushtetuese

Vlera e tij e madhe do të ishte në ekzekutiv

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha e ka paramenduar gjithmonë në ekzekutiv.

Në një konferencë për media, Kurti deklaroi se Basha e bënë mirë punën e tij në Kuvend, mirëpo sipas tij do të ishte më vlerësuese në ekzekutiv, shkruan Arbresh.info.

“Për Dimal Bashën, gjithmonë e kam paramenduar në ekzekutiv. Propozimin i LVV-së për kryetar Kuvendi ka qenë Albulena Haxhiun. Meqenëse u bë e pamundur të ecet përpara me Haxhiun, atëherë ne filluam të provojmë emra të tjerë. Nuk është mirë të nxjerrën konkluzione. Në fund, u votua Dimali. E bën shumë mirë punën si kryetar Kuvendi. Nuk kam asnjë vërejtje për punën e tij. Por besoj që vlera e tij e madhe do të ishte në ekzekutiv. Ajo çfarë besojmë e dëshirojmë dhe ajo që realizohet, shpeshherë nuk përputhen. Duket që po e duan aty”, tha Kurti.

Kujtojmë se në seancën e djeshme për formimin e Qeverisë ‘Kurti 3’, e cila nuk u votua nga shumica parlamentare, kryekuvendari Basha është propozuar nga Kurti në postin e Ministrit të Infrastrukturës.