Von der Leyen: BE të koordinojnë çmimet e energjisë pas luftës në Iran

Von der Leyen: BE të koordinojnë çmimet e energjisë pas luftës në Iran

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje që shtetet anëtare të Bashkimi Evropian të koordinojnë veprimet për çmimet e energjisë, pas një rritjeje prej 22 miliardë eurosh në faturat e lëndëve djegëse fosile që nga fillimi i luftës në Iran.

 

Duke folur në Bruksel, ajo tha se Komisioni po shqyrton koordinimin e mbushjes së depozitave të gazit, për të shmangur daljen e njëkohshme të shumë vendeve në treg, çka mund të rrisë më tej çmimet.

Po ashtu, ajo paralajmëroi se do të ketë koordinim në lirimin e rezervave të naftës, me qëllim arritjen e efektit maksimal, duke theksuar se masat emergjente të vendeve anëtare nuk duhet të dëmtojnë tregun e përbashkët.

Komisioni Evropian pritet të publikojë më 22 prill propozimet për masat lidhur me çmimet e energjisë, të cilat do të diskutohen nga liderët e BE-së në një samit joformal javën e ardhshme.

Ndërkohë, para verës do të prezantohet edhe një strategji për elektrifikimin, si pjesë e përpjekjeve për uljen afatgjatë të çmimeve të energjisë.

Von der Leyen theksoi se Evropa po paguan një çmim të lartë për varësinë nga lëndët djegëse fosile dhe paralajmëroi se ato do të mbeten opsioni më i shtrenjtë edhe në vitet në vijim. Ajo shtoi se strategjia për dekarbonizim po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi.