BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën

Von der Leyen konfirmon heqjen e plotë të masave financiare ndaj Kosovës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka konfirmuar se në fillim të vitit të ardhshëm do të lirohen 205 milionë euro të destinuara për Kosovën.

Kjo shumë i shtohet 216 milionë eurove të paralajmëruara më herët, kur u konfirmua nisja e heqjes së gjysmës së mjeteve financiare. Me këtë vendim kompletohet e gjithë shuma e dedikuar për Kosovën dhe mund të konstatohet se masat financiare do të hiqen plotësisht, siç është paralajmëruar, në fillim të vitit 2026.

Presidentja e Komisionit Evropian u prononcua lidhur me heqjen edhe të pjesës së dytë të masave pas bisedimeve që zhvilloi me homologen e saj, presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, gjatë samitit BE–Ballkani Perëndimor.

Lajmi u bë i ditur edhe nga vetë presidentja Osmani në përfundim të samitit.

Aktualisht, e vetmja paqartësi lidhet me masat politike, përkatësisht me mungesën e takimeve të zyrtarëve evropianë me anëtarët e Qeverisë së Kosovës. Megjithatë, takime të tilla nuk pritet të ketë deri në formimin e institucioneve të reja si rezultat i zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Sipas pritjeve në Bruksel, edhe kjo pjesë e masave do të hiqet gradualisht pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re në Kosovë./rtk