Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i bëri thirrje të mërkurën Serbisë të bëjë përparim të prekshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke kërkuar reforma dhe një përputhje më të madhe me politikën e jashtme të BE-së.
Ajo gjatë vizitës së saj në Beograd, tha se duhet bërë përpjekje për përparim në fushën e sundimit të ligjit, mediave elektronike, dhe ligjin zgjedhor.
Qëndrimet e BE-së janë të qarta dhe nënkuptojnë liri, jo shtypje, duke përfshirë të drejtën për tubim paqësor, partneritet, jo nënshtrim, diplomaci në vend të agresionit. Ia vlen të bëhet kjo përpjekje sepse po i afroheni qëllimit…
Është e nevojshme të përshpejtohen reformat në sundimin e ligjit, median elektronike, ligjet zgjedhore dhe harmonizimin me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, tha Von Der Leyen, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç.



Të tjera
Rashiq shprehet i gatshëm ta votojë Osmanin, por fillimisht kërkon takim me të
IPK me 10 rekomandime pas inspektimit për tr@fikimin e n@rkotikëve
Harroni rrudhat vetëm me maskat me aspirinë