Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se një nga temat e diskutimit të së mërkurës ishte edhe dialogu Kosovë – Serbi.
Vuçiq ka theksuar se kanë diskutuar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Besoj se mund të vazhdohet në një ton konstruktiv. Nuk dua ta shfrytëzoj këtë rast për të kritikuar askënd, vetëm dua të them se për tango duhen dy”, ka deklaruar Vuçiq.
Sipas tij, anëtarësimi në Bashkimin Evropian për Serbinë “është një angazhim strategjik dhe përparësi e politikës së jashtme”.
Nga ana tjetër, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Serbia kishte marrë vendimin për t’iu bashkuar BE-së që dy dekada më parë. Ajo e ftoi presidentin Vuçiq në Bruksel muajin e ardhshëm për të vazhduar diskutimet.



Të tjera
Haxhiu “shpreh keqardhje” për ekspozitën skandaloze, thotë se vendimi u mor në Kryesi të Kuvendit, përveç anëtarit të L. Serbe
Ushtria izraelite në prag të kolapsit…
Prokuroria Speciale po heton përmbajtjen e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”