Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësues të një grupi organizatash joqeveritare aktive në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbikëqyrjes institucionale.
Në fokus të këtij takimi ishte moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe ndikimi që kjo situatë ka në funksionimin e institucioneve demokratike dhe në jetën e qytetarëve.
Sipas Presidentes Osmani vonesa në konstituimin e Kuvendit dëmton jo vetëm kredibilitetin e institucioneve, por edhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike.
Në këtë drejtim, Presidentja ripërsëriti përkushtimin e saj për të garantuar funksionalitet institucional dhe për të vepruar në përputhje me Kushtetutën, në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Presidentja Osmani u shpreh e gatshme që të vazhdojë të mbetet e hapur për dialog me shoqërinë civile, në funksion të ruajtjes së rendit demokratik dhe forcimit të institucioneve përfaqësuese të vendit.



Të tjera
Gjumi tek adoleshentët, çështje që duhet të jetë primare për prindërit e tyre
3 shenjat më inteligjente të zodiakut
Kurti zotohet për investime në mbrojtje, shëndetësi, arsim e mirëqenie