Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka hedhur akuza në raport reagimet për parregullsitë që janë raportuar në një Qendër Komunale të Numërimit të Mitrovicë e për të cilën PDK edhe ka paparalajmëruar dorëzimin e një ankese në PZAP.
Ajo shkruan se rezultati u dëshmua dy herë, pra më 12 tetor dhe me 9 nëntor edhe kur u mbajt balotazhi.
“Vetë e ngritën vorbullën në Mitrovicë duke dashur të sulmojnë njëkohësisht edhe Mitrovicën edhe Albin Kurtin për t’i akuzuar më pas se Mitrovica nuk i vlerëson dhe se nuk është bërë asgjë për të. Por vorbulla u kthye në bumerang. Rezultati u dëshmua qartë dy herë, më 12 tetor dhe më 9 nëntor. Dhe kur dështimi është kaq flagrant, natyrshëm kombinimi i dështimit të PDK-së dhe disa hibridëve del sërish në skenë. Tani, meqë nuk arritën të fitojnë as në terren e as përmes studiove televizive, duan ta marrin rezultatin në tavolinë. Por Mitrovica ka folur qartë dhe pastër, aq shumë, sa asnjë insinuatë nuk mund t’u bëjë më punë”, ka shkruar Haxhiu



Të tjera
Trazira pas zgjedhjeve: Peci përballet me akuzat për manipulime në Mitrovicë!
Kraki: Roli i Mitrovicës sot është gjeostrategjikisht kyç për Kosovën
Dënohet me 10 vite burgim ish-polici dhe inspektori Shaqir Lutvija, për torturat ndaj shqiptarëve