Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu ka deklaruar se çelësi i zgjidhjes së krizës politike në vend qëndron në arritjen e një marrëveshjeje mes kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, dhe atij të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Sipas Spahiut, arritja e kësaj marrëveshjeje do të sigurojë edhe votën e munguar që nevojitet për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
“Është duke munguar edhe një votë e cila besoj që në momentin që merren vesh Albin Kurti dhe Fatmir Limaj ajo votë sigurohet me lehtësi, ndoshta jo shumë me lehtësi, por sigurohet. Çelësi i kësaj krize është nëse arrihet një marrëveshje në mes Vetëvendosjes dhe Nismës. Unë do të kisha dëshiruar që kjo të ndodhë që Kosova ta fitojë edhe një tik që ka qenë pas shumë telashesh e hezitimesh, por megjithatë ka qenë në gjendje ta zgjidhë problemin vet pa intervenim të faktorit ndërkombëtar”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.



Të tjera
Sfida ime më e madhe ishte Klopp, jo Real Madridi
Metoda se si të përdorni vajin e ullirit për lëkurë dhe flokë më të shëndetshëm
Haxhiu takon ambasadorin e Hungarisë, diskutojnë për forcimin e partneriteteve me vendet evropiane