Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar sot lidhur me rastet e dyshuara të manipulimeve të votave brenda subjekteve politike.
Sipas Kurtit, komisionerët dhe individët që janë përfshirë në manipulime të tilla nuk do të kenë amnisti. Ai ka inkurajuar institucionet përkatëse që hetimet të vazhdojnë deri në fund, duke theksuar se Lëvizja VETËVENDOSJE! ka qenë gjithmonë gardiane e ruajtjes së vullnetit politik të shprehur përmes votës dhe ashtu do të qëndrojë.
“Kjo është thelbësore për integritetin e procesit zgjedhor. Vullneti i qytetarëve është i shenjtë, vota është e lirë dhe kjo do të garantohet deri në fund. Dyshimet duhet të hetohen, manipuluesit duhet të ndëshkohen dhe këto raste nuk duhet të përsëriten kurrë më,” ka shkruar Kurti.
Ai ka theksuar se Republika e Kosovës është shembull i demokracisë në rajon, dhe se adresimi ligjor dhe llogaridhënia për rastet e dyshuara të manipulimeve brenda partive politike janë të domosdoshme për të ruajtur besimin e qytetarëve në proceset zgjedhore.



Të tjera
Gashi: Qeverisja e Kurtit ndërtohet mbi një ndarje të thellë mes dukjes morale dhe praktikës reale të pushtetit
Policia gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan
Fëmijët në karroca më të ekspozuar ndaj ajrit të ndotur