Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati, ka shkruar për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ku ka thënë se votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, transmeton KosovaPost.
“1. Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet. 2. Të gjitha partitë duhet të angazhohen për të konstituuar Kuvendin, sidomos ato që propozojnë anëtarë në kryesi të Kuvendit. 3. Të gjithë deputetët e kanë për obligim të marrin pjesë në votim”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Sipas tij, këto i kanë thënë që nga dita e parë. “Këto i paska thënë edhe Gjykata Kushtetuese. S’ka nevojë as 30 ditë të pritet. Që nesër mund të procedohet me votim të fshehtë, dhe kryhet kjo punë”, tha ai.



Të tjera
Si të dalloni kur ushqimet në restorant nuk janë të freskëta
Nga tetori deri në mars e domosdoshme vitamina D
“Rrjetet sociale nuk çojnë drejt degradimit të gjuhës”