Mustafa i LDK-së: Votimi i Hashim Thaçit për president ishte gabim trashanik për LDK-në

Votimi i Hashim Thaçit për president ishte gabim trashanik për LDK-në

Deputeti i LDK-së thekson nevojën për konsensus të gjerë politik në zgjedhjen e presidentit.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, gjatë një paraqitjeje në emisionin Debat Plus, ka deklaruar se votimi i partisë së tij për Hashim Thaçin si president ka qenë, sipas tij, një gabim i madh.

“Ajo që ka rezultuar me Hashim Thaçin ka qenë gabim trashanik për LDK-në kur e ka votuar, dhe ky është mendim personal i imi që ka qenë gabim atëherë. LDK duhet të jetë e vetëdijshme për të gjitha veprimet,” ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e arritjes së një konsensusi të gjerë ndërmjet partive politike gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit.

“Ajo që është e rëndësishme për me zgjedh një president është me pas konsensus mes partive politike,” ka deklaruar Mustafa.