Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me vlerësimin e pakove me fletëvotime të ardhura nga votimi jashtë Kosovës përmes postës.
Deri më sot në orë 10:00, nga pakot e pranuara janë vlerësuar mbi 33 mijë, prej tyre janë aprovuar mbi 29 mijë dhe rreth 3.900 janë refuzuar.
Arsyeja më e shpeshtë e refuzimit, 3.328 pako, janë mungesa e dëftesës së regjistrimit, dokumenti unik që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja.
Në përfundim të procesit të vlerësimit, KQZ do të publikojë numrin e pakove të supozuara me fletëvotime që do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.



Të tjera
Kurti tregon pesë vendimet e para nëse merr mandatin e tretë
Ndërhyrja e Serbisë pritet të ndikojë në votën e pakicës serbe në Kosovë
Policia e Kosovës apelon: Festoni me zemër, jo me dh*unë