Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ta votojnë Qeverinë “Kurti 3”, pasi siç thotë ai, zgjedhjet janë opsioni më i keq.
Ai kërkoi nga deputetët t’i thirrin arsyes dhe t’i lënë anash inatet politike.
“Zgjedhjet janë opsioni më i keq, nuk i preferojmë dhe nuk qëndrojmë për këtë opsion, u bëj thirrje deputetëve që t’i thirrin arsyes dhe t’i lënë anash inatet politike në mënyrë që t’i japim vendit një qeveri”, deklaroi Murati.



Të tjera
Zgjidhje natyrale kundër rënies së flokëve
Kurti: Me integrimin e SEPA-së, ua kursejmë mërgimtarëve rreth 60 milionë euro
Më në fund, Kiara dhe Luizi pajtohen – këngëtari i premton diçka