Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) ka bërë thirrje urgjente partive politike në Kuvendin e Kosovës që, para seancës së sotme, të dakordohen dhe të votojnë menjëherë themelimin e Komisionit për Buxhet dhe Transfere, me qëllim të zhbllokimit të buxhetit të Radio Televizionit të Kosovës.
“RTK është institucioni i vetëm publik i informimit në vend, dhe aktualisht po përballet me rrezikun real të ndërprerjes së funksionimit për shkak të mungesës së buxhetit. Qindra familje të punëtorëve të RTK-së tashmë po përballen me pasiguri të rëndë ekonomike, ndërsa çdo vonesë e mëtejme e thellon krizën”, thuhet në reagimin e SPRTK-së.
SPERTK thekson se mosmiratimi i komisionit nuk është çështje procedurale, por bllokadë që godet drejtpërdrejt punëtorët dhe transmetuesin publik.
Sindikata u bën apel të gjitha partive që sot të votojnë themelimin e komisionit dhe të zhbllokojnë buxhetin, duke e quajtur këtë një detyrë institucionale dhe përgjegjësi ndaj punëtorëve dhe qytetarëve që RTK shërben çdo ditë.



Të tjera
10 ide për t’i shpëtuar shiut kur s’ke çadër
Iu vazhdohet paraburgimi Veselit, Krasniqit dhe Selimit
Nisma nuk merr pjesë në seancën e Buxhetit, e as të Qeverisë