Policia e ka dënuar një mërgimtar për tejkalim të shpejtësisë në rrugën Gjilan-Kamenicë, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është i përcaktuar me shenjë të trafikut 60 km/h, ai është kapur duke vozitur 113 km/h.
Bëhet e ditur se ndaj drejtuesit të automjetit, i cili posedon patentë-shofer të lëshuar nga autoritetet zvicerane është shqiptuar gjoba për kundërvajtje në vlerë prej 300 euro dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike në territorin e Republikës së Kosovës për një periudhë prej tre muajsh.
“Duke u bazuar në marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit Zviceran, për bashkëpunim në trajtimin e kundërvajtjeve të kryera nga shtetasit përkatës në territorin e shtetit tjetër, gjoba e shqiptuar do të përcillet për njoftim tek autoritetet kompetente në Zvicër sipas marrëveshjes”, thuhet në njoftim.
Të tjera
Kr*imet e ekstremistëve të krahut të djathtë në Austri rriten me mbi 40 për qind në 2025
Petar Petkoviqi refuzon të diskutojë në Bruksel për Luginën, reagon Shaip Kamberi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon su*lmin iz*raelit ndaj Katarit