I mituri Mario Perlleshi i dyshuar si autor i vrasjes së Martin Canit është ende në spitalin privat, ndonëse i është caktuar masa e sigurisë.
Një komision i posaçëm, në përbërje të të cilit do të jenë mjekë, Policia e Shtetit dhe Policia e Burgjeve do të vendosin në bazë të një vlerësimi nëse do të transferohet apo jo Perlleshi në Spitalin e Burgut ose ne Burgun e të Miturve në Kavajë.
Ky vendim do të merret në varësi të gjendjes së tij shëndetësore.
Ngjarja tragjike ndodhi të hënën e 18 nëntorit pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë. Sherri mes tyre dyshohet se nisi për shkaqe banale.



Të tjera
Si të përdorni mjaltin për shëndetin perfekt të lëkurës?
Një nga futbollistet iraniane që kërkuan azil në Australi ndryshon mendje
Dieta me kos për të humbur 5 kg për një javë