Zyra e Medias e Qeverisë në Gaza ka konfirmuar vrasjen e gazetarit Hassan Eslaih, duke e dënuar ashpër atë që e cilëson si “shënjestrim sistematik, vrasje dhe ekzekutim të gazetarëve palestinezë” nga forcat izraelite.
Sipas njoftimit, Eslaih u “ekzekutua” ndërsa po merrte trajtim mjekësor në Kompleksin Mjekësor Nasser më herët gjatë ditës.
Me vrasjen e tij, numri i gazetarëve të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës ka arritur në 215.
Zyra e Medias theksoi se “mban plotësisht përgjegjëse pushtimin izraelit, administratën amerikane dhe vendet që marrin pjesë në këtë krim gjenocidi, si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca”.



Të tjera
Serbia bleu r@keta kineze, reagon BE
Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, tendencioze
Pesë ushtrime për vithe perfekte