Një vrasje e dyfishtë dyshohet se ka ndodhur sot në fshatin Gullbovc të komunës së Malishevës.
Sipas burimeve të televizionit Tëvë1, viktimat janë dy vëllezër të moshës 32 dhe 40 vjeç, ndërsa dyshohet se dorasi është miku i tyr edhe i njejti është i njohur për policin e Kosovës.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se njësitet policore janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin.
“Mund të konfirmojmë se në fshatin Gullbovc të Malishevës janë gjetur pa shenja jete dy persona” ka deklaruar për Tëvë1 zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
Sipas Policisë, rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet po zhvillohen për të zbuluar motivin dhe rrethanat e plota të ngjarjes.



Të tjera
Policë të shumtë, kuaj, qenë e dronë, siguri “deri në dhëmbë” për ndeshjen Aston Villa – Maccabi
I kemi nisur 11 projekte kapitale në vlerë mbi 1 milion euro, i përfundojmë në mandat të dytë
Rrëmbimi i serbit në veri nga xhandarmëria e Serbisë, intervistohet një i dyshuar