Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në fshatin Koshuticë të Leposaviqit.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 00:50.
“Dy dëshmitare femra kosovare, kanë raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre kanë vërejtur një person të shtrirë me plagë nëpër pjesë të ndryshme të trupit të shkaktuara nga mjeti i mprehtë”, thuhet në raport.
Tutje, Policia bën të ditur se personi është i moshës rreth 40 vjeçar, shtetas i Sirisë dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës Veri dhe më pas është transferuar në Spitalin e Mitrovicës Jugu për trajtim të mëtutjeshëm.
Në raportin shtesë të policisë bëhet e ditur se shtetasi sirian është i moshës 27 vjeçar dhe ka pësuar lëndime në kokë dhe këmbë që dyshohet se janë shkaktuar nga mjeti i mprehtë.
Viktima ka njoftuar se rasti i dyshuari është larguar në drejtim të kufirit të Serbisë.



Të tjera
SHBA sekuestron një anije cisternë nafte pranë Venezuelës
“Do të jetë caku i radhës”
Drita sonte e pret AZ Alkmaarin nën dritat e “Fadil Vokrrit”