Të paktën katër ushtarë janë vrarë dhe rreth 60 të tjerë janë plagosur rëndë në një sulm me dron të Hezbollahut në një bazë ushtarake në Izraelin qendror.
Bëhet e ditur se ky është sulmi më vdekjeprurës i grupit militant në territorin izraelit që kur IDF filloi operacionin e saj tokësor në Liban gati dy javë më parë.
“Ishte një skenë e vështirë. Sulmi me dron shkaktoi lëndime për shkak të shpërthimit. Të plagosurit kishin nevojë për trajtim trajtim mjekësor shpëtimtar dhe u evakuuan shpejt në spitale”, tha një nga mjekët që në vendngjarje, Rafi Sheva.
Hezbollah tha se sulmi pranë Binyamina ishte në hakmarrje për sulmet izraelite në Bejrut të enjten që vranë 22 njerëz, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Grupi tha se kishte në shënjestër brigadën elitare të Izraelit Golani, duke lëshuar dhjetëra raketa për të pushtuar sistemet e mbrojtjes ajrore izraelite gjatë sulmit nga “skuadriljet” e dronëve.
Siç raportohet, ajo breshëri raketore ndezi sirenat në veri në qytetin e Haifës.
Ndryshe, Izraeli ka sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore, kështu që është e rrallë që kaq shumë njerëz të lëndohen nga dronët ose raketat.



Të tjera
Si ndikojnë në trurin tonë lajmet politike, këshillat e ekspertëve
Marina Mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar pritet të udhëheqë koalicionin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Rezistenca e armatosur në Gllogjan më 24 mars 1998 ishte një nga kapitujt e parë të betejave të popullit të Kosovës në l*uftën çlirimtare të viteve 1998 dhe 1999