Ushtria izraelite njoftoi vrasjen e një ushtari të saj në një përleshje në qytetin Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se përleshja, në të cilën u vra ushtari izraelit, shpërtheu këtë mëngjes në qytetin Khan Younis.
Në deklaratë thuhet se u bë një përpjekje për të kapur peng ushtarin izraelit, por ai u vra në përleshjen që pasoi. Ndërkohë identiteti i ushtarit nuk u zbulua.
Ndërsa në një deklaratë nga Brigadat Kassam, krahu ushtarak i Hamasit u njoftua se një bastisje u krye ndaj një grupi ushtarësh izraelitë në qytezën Abasan Al-Kabira, në lindje të Khan Younis.
Në shënjestër u vunë një tank “Merkava” i ushtrisë izraelite dhe një transportues i blinduar për personelin si dhe dy pajisje ushtarake.
Anëtarët e Brigadave Kassam u përpoqën të kapnin një nga ushtarët izraelitë që operonte pajisjet ushtarake, por ai u vra në përleshjen që pasoi.
Ushtria izraelite raporton se numri i ushtarëve izraelitë të vrarë që nga 7 tetori 2023, emrat e të cilëve janë lejuar të zbulohen është 888.
Të tjera
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Presidenti Erdogan prezanton “Kupolën e Çeliktë” të Turqisë
Arrestohet një person pasi sulmoi policët pas shqiptimit të një gjobe