Kryeministri serb Millosh Vuçeviq ka thënë për televizionin publik serb, RTS se “Albin Kurti e ka tepruar me lojëra dhe se Serbia insiston në një hetim ndërkombëtar për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc”.
Për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc dhe pengimin e djeshëm të deputetëve të Listës Serbe të marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës, Vuçeviq thotë se “duket të jetë një regji e keqe” dhe se Kurti “ka tepruar në të gjithë këtë skenar dhe kinematografi”.
Serbia, ka pretenduar ai, “insiston në një hetim ndërkombëtar, që të përfshihen të gjithë faktorët relevant ndërkombëtar” dhe se ajo “është e gatshme të bashkëpunojë”.
“Serbia është jashtëzakonisht e interesuar, nëse mund ta them kështu, që të përcaktohet saktësisht se çfarë ka ndodhur në Zubin Potok, pasi jemi absolutisht të sigurt se asnjë nga serbët, pra Serbia, “nuk ka lidhje me të” dhe se “është një kurdisje” ku duhet të tregohet se Kurti është viktimë, pra ai po mundohet ta fusë Serbinë sërish në një lloj konflikti”, ka pretenduar Vuçeviq.
Tani, ka thënë ai, do të jetë interesante të dëgjojmë vendet e KUINT-it dhe Bashkimin Evropian.
“Çfarë do të thonë, se këto janë vlera evropiane, apo dikush tash do ta vlerësojë pozitivisht zhvillimin e demokracisë dhe institucioneve në “krahinën tonë, në Kosovë e Metohi”? Çfarë do të thotë saktësisht dikush, pasi kemi arritur në atë nivel që dikush ia ndalon një anëtari të parlamentit apo anëtarëve të parlamentit për të marrë pjesë në debat”, ka thënë Vuçeviq.
Të tjera
Këto ak*uza i marrim shumë seriozisht
Aktivistët propalestinezë protestojnë kundër anijes që transportonte izraelitë në ishullin e Kretës
Qasja në informacione konfidenciale është strikt e kufizuar