Ngjela: Vuçiç, “budalla”, mendon se përmes klerikëve hajdut mund të ndryshojë shqiptarët

Vuçiç, “budalla”, mendon se përmes klerikëve hajdut mund të ndryshojë shqiptarët

Avokati dhe analisti politik Spartak Ngjela ka reaguar ashpër ndaj politikave serbe, duke e quajtur presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, “budalla” që mendon se përmes klerikëve mund të ndryshojë shqiptarët. Sipas tij, Serbia historikisht ka tentuar të përçajë shqiptarët përmes fesë, por ka dështuar, sepse “nuk mund ta zhbëjë forcën e gjenit arbëror”, përcjell KosovaPost.

Ngjela thekson se Kosova është faktor vendimtar në dobësimin e Serbisë, duke shtuar se dalja e shtetit të dytë shqiptar në Ballkan ka krijuar “hidhërim historik” për Beogradin. Ai rikujtoi edhe ndërhyrjen e SHBA-së në çlirimin e Kosovës, duke nënvizuar se praninë e trupave amerikane në Kosovë Serbia e sheh si barrierë për planet e saj

Në analizën e tij, Ngjela thekson se edhe Rusia është e shqetësuar nga pavarësia e Kosovës, por se faktori shqiptar mbetet i pathyeshëm, pasi mbi 95% e popullsisë në Kosovë është shqiptare. Ai theksoi se sot Perëndimi ka njohur historinë e shqiptarëve si populli autokton i Ballkanit, një fakt që po përdoret në gjeopolitikë nga SHBA dhe Gjermania.

“Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë bërë sot një potencë e madhe historike e pranuar shkencërisht nga qendrat akademike më prestigjioze në botë. Ky është fundi i shpresave të Serbisë për përkrahje në Perëndim”, theksoi Ngjela.

Postimi i plotë:

Është budalla ky Vuçiç: ai memdon se me hoxhallarët hajdutë do ndryshojë shqiptarët dhe vetë shqiptarinë. Gjatë gjthë jetës këtë kanë bërë serbët; por janë të trashë, sepse, nga marrëzia historike që kanë nuk e kuptojnë dot forcën e gjenit arbëror; sepse e kanë kompleks të frikës së tyte historike shqiptarinë.

Dhe ndërkohë i ka trembur shumë aleanca Shqipëri – SHBA

I.

Por, si shoqëri, serbët sot kanë hyrë në segmentin e fundin kohor të ekzistencës së tyre; dhe këtë ua bëri Kosova. Edhe gjatë viteve 90′ të Shekullit XX serbët paguan hoxhallarët e Shqipërisë për t’i thënë Amerikës që ne jemi turq.

Por politika amerikane tallej me ta; kurse ne që merreshim me tregun u thamë hoxhallarëve që nuk po bëjnë mdonjë shkelje, sepse ato para do të hynin në tregun e Shqipërisë. Dhe ashtu ndodhi; por serbët e panë që u lodhën kot; se nuk i besoi askush në Perëndim; kurse klerikët islamë vijuan punën.

Por sentenca më e bukur e analitikës ndërkombëtare ishte kjo:

Kot u lodhën ata që paguan; sepse në Tiranë dhe në qytetet e mëdhenj të Shqipërisë ne gjetëm se: në një mbulesë gruaje, qarkullonin nëpër rrugë 1000 minifunde.

Por pas 10 vitesh serbët e panë shpenzimin dhe tani thuhet se nuk paguajnë më. Kurse në Tiranë mbulimi i gruas thuajse nuk ekziston më.

Të gjithë analistët ekstremistë të Serbisë që në shekullin e XIX e kanë paralajmëruar ekstremizmin serbë se: Ne serbët, po nuk zhdukëm shqiptarët, nuk mund të kemi dot histori në Ballkanin Perëndimor.

Por, pavarësisht nga masakrat kundër shqiptarëve dhe pushtimit të gjetë të trojeve shqiptare; Serbia tani po sheh me frikë riaftësimin gjenetik dhe historik të shqiptarëve. Dhe prandaj u sulën me të gjitja forcat te islamizmi shqiptar për të çorientuar faktin historik të kombësisë dhe gjenit arbëror.

Asgjë nuk bënë dot në funksion të asaj që donin të arrinin, sepse feja islsme mbeti pëotësisht me me mendimin e daj patriotik që i vinte nga shekujt.

Dhe kjo është arsyeja që tani serbët kanë kaluar në hidhërim historik me daljen e shtetit të dytë shqiptar në Ballkanin Perëndimor. Dhe sidomos fakti që Kosova u çlirua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe me ndihmën e Amerikës.

Dhe prandaj mendjen e kanë te lufta kundër

Kosovës, por i paralizon fakti që në Kosovë sot ka trupa ushtarake amerikane.

II.

Në të vërtetë Kosova e pavarur ka shqetësuar shumë edhe Rusinë. Dhe prandaj rusët po i bëjnë të gjitha përpjekjet për pushtimin e Kosovës. Por analistët e thellë qeshin me ta; dhe në biseda u thonë me ironi: ore, ju mund të keni të drejtë, por shqiptarët në Kosovë kanë më shumë se 95 përqind e popullsisë. Dhe këtu vjen e merr fund gjithçka.

Por çfarë thonë ekspertët e thellë të çështjes shqiptare në Amerikë dhe në Gjermani?

Këta thonë se tani që doli si e provuar e vërteta historike e shqiptarëve si aitoktonët e vetëm në Ballkanin Perëndimor, sllavët nuk kanë më asnjë shpresë për përkrahje nga Perëndimi.

Kjo sepse sot bota perëndimore në Evropë ecën në histori me doktrinën e sutoktonisë, dhe autoktonia shqiptare në Ballkan është bërë sot potencë e madhe historike; sepse tani këtë fakt të vërtetë historik e ka kapur dhe po e përdor në gjeopolitike politika amerikane.

Dhe kjo po ndodh shkencërisht, sepse gjithçka e kësaj të vërtete po del qartë nga historiografia amerikane dhe gjermane, austriake dhe ajo e vendeve skandinave. Duke u theksuar se; qjuha shqipe është gjuha e parë e Evropës.

Po në Shqipëri e Kosovë, çfarë po bëhet në lidhje me këtë fenomen?

Të dy shtetet shqiptare, me shkencën e tyre të historisë dhe gjuhësisë, por edhe me universitetet prestigjioze në Perëndim, po vijojnë ta strukturojnë historinë e vërtetë të shqiptarëve dhe gjuhësinë shqipe në Gadushullin Ilirik, me një sistem të nivelit të lartë shkencor.

Prisni dhe shikoni…