Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po e vazhdon aleancën me Moskën në një moment kritik për të brenda dhe jashtë vendit. Gjatë pjesëmarrjes në paradën ushtarake në Pekin, Vuçiq zhvilloi një takim të veçantë me presidentin rus, Vladimir Putin, duke dërguar një sinjal të qartë se Serbia vazhdon të mbështetet te Rusia si partnere strategjike. Ekspertët e sigurisë në Kosovë e shohin këtë si pjesë të një lufte propagandistike dhe psikologjike që synon destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.
Sa herë që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përballet me presion politik në arenën e brendshme dhe atë ndërkombëtare, prehjen dhe qetësinë e gjen te presidenti rus, Vladimir Putin.
Kjo tendencë u reflektua qartë edhe gjatë pjesëmarrjes së Vuçiqit në paradën e mbajtur në Pekin, ku zhvilloi takim me presidentin rus. Në një kohë kur Bashkimi Evropian po i rrit presionet mbi Serbinë për reforma demokratike e përparim në dialogun me Kosovën, Vuçiq zgjodhi t’u japë prioritet lidhjeve me Moskën, duke u ankuar te vendet totalitare se Kroacia, Kosova e Shqipëria po krijojnë aleancë ushtarake kundër Serbisë.
Në këtë kontekst, njohës të çështjeve të sigurisë në Kosovës, vizitën dhe takimin i Vuçiqit me Putinin në Pekin e shohin si sinjal të qartë që Serbia ende e sheh Rusinë si aleate strategjike.
“Intensifikim të bashkëpunimit me Rusin dhe Kinën, kinse është e rrezikuar nga Kosova, Kroacia dhe Shqipëria me këtë aleancë që ato tri shtete kanë lidhë. bëhet fjalë më shumë për një luftë propagandistike, luftë psikologjike dhe një djallëzi të Vuçiqit, për të fituar edhe besimin dhe simpatinë më të madhe të Rusisë dhe Kinës për t’iu vu në ballë perëndimit në krye me SHBA-në…”, tha Fatmir Çollaku, njohës i çështjeve të sigurisë.
Edhe njohës tjerë të rrethanave të sigurisë në vend thonë se Serbia në krye me Vuçiqin paraqet kërcënim serioz të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe gjithë rajonin.
” Ajo në vazhdimësi ka treguar dhe vet Vuçiqi ka më tepër se tre muaj ka deklaruar se ne e presim momentin e volitshëm. Pra ajo vazhdimësi që ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor, përmes Republika Serbska në Bosnje e Hercegovinë dhe brenda territorit të Kosovës përmes enklavave serbe përpiqet që ta destabilizojë Kosovën..”, tha Avni Islami, njohës i çështjeve të sigurisë.
Veprimet e Vuçiqit, përfshirë edhe takimin e tij me Putinin në Pekin dhe retorikën kërcënuese kundër vendeve fqinje, nga këndvështrimi i njohësve të fushës së sigurisë, tregojnë një orientim drejt aleancave me regjime autoritare./rtk
Të tjera
Kurti takon ambasadoren e re të Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen
Turqia e nis ciklin kualifikues për Botëror me fitore ndaj Gjeorgjisë
7 gjëra të vogla që zbulojnë karakterin tuaj