Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në Parlamentin Evropian ka ngritur alarmin për krizën politike që po përkeqësohet me shpejtësi në Serbi, duke akuzuar Partinë Popullore Evropiane (EPP) për heshtjen e saj bashkëfajtore dhe për politikën e qetësimit ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiç, anëtar i familjes së tyre politike.
Pas trembëdhjetë vitesh në pushtet, regjimi i Vuçiçit ka futur vendin në një gjendje të rëndë, ku protestat shtypen me dhunë policore, mediat i nënshtrohen kontrollit dhe gazetarët e opozita përballen me shpifje dhe persekutim. Për më tepër, Vuçiq ka ofenduar hapur Parlamentin Evropian dhe demokracinë evropiane, duke i quajtur të Gjelbrit dhe liberalët “plehrat më të këqija evropiane”.
Eurodeputeti Tonino Picula, raportues për Serbinë, theksoi se situata në vend po përkeqësohet me ritme alarmante. Dhuna ndaj protestuesve po shkatërron mbetjet e demokracisë, ndërsa shtypja e gazetarëve po rrezikon të krijojë një terr informativ total. Ai kërkoi hetim të pavarur për dhunën policore dhe sulmet ndaj gazetarëve, ndaljen e ndërhyrjes politike në media dhe mbështetje direkte nga BE për mbrojtjen e sigurisë së tyre.
Picula paralajmëroi se regjimi i Vuçiq jo vetëm po shkatërron demokracinë në Serbi, por edhe po minon procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor përmes ndikimit destabilizues në vendet fqinje. Sipas tij, Vuçiq është një “kalë troje” i Putinit, njësoj si Orbáni, dhe BE-ja nuk duhet të përsërisë gabimin e saj të kaluar kur e qetësoi Putinin për vite me radhë dhe tani po paguan çmimin.
Të tjera
Bota e Lajmeve – Platforma juaj e fushatës zgjedhore
Në Kozhle të Novi Pazarit po zhvillohen inspektime për një varr masiv
Moska po zhvillon një `luftë hibride` të gjerë kundër Moldavisë