Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në mbledhjen e së martës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do të flasë në pjesën më të madhe të fjalimit të tij për Kosovën.
Para mediave nga New York, ai tha se do të flasë edhe për shkeljen e të gjitha parimeve të së drejtës publike ndërkombëtare.
“Pjesa kryesore për ne është 24 shtatori, e martë, diku rreth orës 19:30 ose 20:00 me kohën e Serbisë. Kështu që tani nuk mund të them saktësisht”, tha Vuçiq.
Më tej, ai tha se “në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, institucionet në Kosovë nuk kanë të drejtë të ekzistojnë dhe të formojnë asnjë forcë të armatosur”, shkruan Tanjug.
Të tjera
Trump parashikon një “përfundim efektiv” të lu*ftës në Ga*za brenda tri javësh
Policia parandalon ko*ntrabandën e 40 kecave në vlerë prej 6 mijë eurosh
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për su*lm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan