BE i jep ultimatum Serbisë: Reforma urgjente, ulje tensionesh dhe zbatim i marrëveshjeve me Kosovën

Vuçiq paralajmëron vizitë zyrtare në Kinë, në fokus…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 12 dhjetor paralajmëroi se po përgatitet për një vizitë zyrtare në Kinë, ku do të shkojë së shpejti.

Ai tha në Nish, në jug të Serbisë, se ka biseduar me ambasadorin e Kinës në Beograd, Li Ming, për përgatitjet për këtë vizitë, raporton agjencia e lajmeve, Beta.

“Për mua kjo do të ketë një rëndësi të jashtëzakonshme dhe të mrekullueshme. I jam mirënjohës presidentit të Kinës, Xi Jinping, për mbështetjen që na ofron në çdo aspekt. Kjo do të jetë një vizitë zyrtare. Kam qenë shumë herë në Kinë, por ato kanë qenë vizita pune, ndërsa kjo do të jetë një vizitë zyrtare”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se “Kina është një mike e sinqertë dhe e palëkundur e Serbisë”.

Presidenti i Serbisë u takua më 4 shtator me presidentin kinez, Xi Jinping, në Pekin, dhe atëherë i kërkoi Kinës të ndihmojë Serbinë në fushën e investimeve.