Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin hungarez Viktor Orban, të cilit i ka uruar sukses në organizimin e takimit të paralajmëruar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin në Budapest.
“Bisedova sonte me kryeministrin hungarez Viktor Orbán, të cilin e përgëzova për organizimin e takimit të madh paqësor midis presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin,” shkroi Vuçiq në Facebook.
Ai shtoi se i ka dëshiruar Orbánit “shumë sukses dhe besim në organizimin e përsosur të këtij ngjarjeje historike”.
Sipas Vuçiqit, gjatë bisedës është folur edhe për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe Hungarisë, ndërsa është arritur marrëveshje që të takohen personalisht brenda shtatë ditëve të ardhshme.



Të tjera
Si të ndaloni së ngrëni thonjtë
Katër mënyra për ta kuruar shpejt mykun e gojës
Kosova e sheh Finlandën si shembull dhe model