Interneti i mban mend të gjitha, sidomos deklaratat në media dhe mesazhet në rrjetet sociale.
Nëse betoheni para publikut se kurrë në jetën tuaj nuk keni bërë diçka dhe ata gjejnë që para 20 vitesh keni thënë diçka krejtësisht tjetër – atëherë jeni vetë fajtor.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 21 gusht gjatë vizitës në hapësirat e rinovuara të SNS-së në Palilula, foli për “ndryshime të mrekullueshme” që na presin dhe se populli do të jetë i entuziazmuar me hapat që do të ndërmarrë shteti, raporton nova.rs.
Vuçiq, përveç temave tashmë të zakonshme si mbrojtja e Serbisë dhe fyerja e qytetarëve, foli edhe për gjëra të përditshme – ndër të tjera edhe një gënjeshtër duke thënë “se nuk ka qenë kurrë në ndonjë kazino”.
“Mendoj se kurrë nuk kam hyrë në një kazino. Ndoshta ndonjëherë, një herë, për dy minuta. Nuk jam i sigurt”, tha presidenti i Serbisë.
Megjithatë, Vuçiq, duke qenë mysafir në emisionin “Utisak nedelje” në vitin 2004, ka folur për vendosje të basteve sportive.
“Pasi që luan në Espanyol dhe Celta, unë vë bast kundër atyre klubeve, zakonisht fitoja”, kishte thënë Vuçiq si përgjigje në një debat me Savo Milosheviqin, ish-reprezentuesin serb të futbollit.
Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën
Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO
Kryetari i Zveçanit urdhëron heqjen e fotografisë së Ratko Mlladiqit nga muret e qytetit