Vukmiroviq caktohet ushtrues i detyrës i ministrit për Komunitete dhe Kthim

Vukmiroviq caktohet ushtrues i detyrës i ministrit për Komunitete dhe Kthim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar zëvendësministrin e deritanishëm për Komunitete dhe Kthim, Nenad Vukmiroviq, ushtrues i detyrës së ministrit për Komunitete dhe Kthim, transmeton KosovaPost.

Në një komunikatë për medie nga Zyra për Informim e Kryeministrit bëhet me dije se kjo u bë pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“I lindur në Mitrovicën e veriut në prill të vitit 1979, Nenad Vukmiroviq me profesion është inxhinier i diplomuar i elektroteknikës dhe informatikës. Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në Mitrovicën e veriut. Më parë ka qenë edhe Drejtor i Arsimit në Komunën e Mitrovicës së veriut”, thuhet në komunikatë.

Tutje theksohet se Kurti e uron Vukmiroviq për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave.