Gazetari, Vullnet Krasniqi, ka reaguar publikisht pas varrimit të Eldion Kelmendit, vëllait të vogël të këngëtarit, Gjesti.
Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi shprehu zhgënjimin e tij për sjelljen e disa personave gjatë varrimit, duke e cilësuar të papranueshme faktin se disa VIP-a ishin të pranishëm në varrim, por nuk kishin vizituar familjen për ngushëllime në shtëpi.
“Me ju gjujtë njerit n’qafë, te vorri i vllaut të vet, disa sekonda para se me varros, por mos me shku as për kryeshnosh te shpia, veç te këta VIP-at tonë e pashë sot. Marre ju koftë”, shkroi ai, duke e shprehur haptas pakënaqësinë për atë që e konsideroi sjellje hipokrite.
Megjithatë, Krasniqi theksoi se ai vetë kishte shkuar në shtëpinë e familjes, por kishte respektuar privatësinë dhe dhimbjen e Gjestit dhe familjes Kelmendi, prandaj nuk kishte bërë asnjë publikim gjatë kohës së ngjarjes.
“Përndryshe unë kesh për kryeshnosh te familja dhe në varrim, por duke e respektu komplet privatësinë dhe dhimbjen e Gjestit dhe familjes Kelmendi!”, shkroi ai në një tjetër reagim.
Ky reagim i gazetarit ka ngjallur diskutime të shumta, duke reflektuar mbi mënyrën se si shpeshherë figura publike e përdorin pjesëmarrjen në ceremoni mortore për ekspozim, në vend se për respekt të sinqertë ndaj të pikëlluarve.



Të tjera
Benefitet nga çokollata e zezë për shëndetin
Ushqimi që nuk duhet ta konsumoni në mëngjes
Ushqimet dhe veset e dëmshme për trurin