Lëvizja Vetëvendosje ka hapur fushatën për balotazh dy ditë para kohe në Prishtinë.
Mandatari Albin Kurti, u bëri thirrje qytetarëve të votojnë kandidatët e partisë që ai drejton.
Kurti: Qytetarët ta vulosin me vota ndryshimin
“Këto zgjedhje janë për ju, sepse ju e keni në dorë që ta vulosni ndryshimin, të votoni për atë parti që në nivelin qendror ka rritur ndjeshëm rrogat e pensionet, bursat për studentë e shtesat për fëmijë, ndërsa në nivelin lokal kudo që kemi qeverisur kemi investuar shumë më tepër se sa paraardhësit tanë nga të cilat fatkeqësisht trashëguam vetëm se borxhe…”, ka thënë Kurti.
Kurti ndonëse nuk e pranoi se nuk kishte votat për formim të qeverisë së re, ai tha se më 9 nëntor do të votohet kundër “bllokuesve e blloqeve”.
“Populli i Kosovës ka patriotizëm shembullor e rini moderne. Keni për ta parë se ky popull do të votojë në balotazh dhe do të votojë kundër bllokimit e blloqeve të prapaskenës, blloqet bllokuese do të bllokohen, e komunat anembanë do të zhvillohen”, ka thënë Kurti.
Kurti gjatë këtij tubimi u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për Hajrulla Çekun, kandidat i Vetëvendosjes, për kryetar të ardhshëm të Prishtinës më 9 nëntor, duke e quajtur si ministrin më të suksesshëm për investime, me një mision të veçantë për kryeqytet.
Çeku: Buxheti komunal nuk do t’iu shërbejë grupeve të caktuara
“Ne po bëhemi bashkë për shkolla më të mira për kryeqytetin për një mësim serioz, për më shumë çerdhe, që prindërit e gratë të kenë mundësi të aktivizohen në tregun e punës. Ne po bëhemi bashkë për një Prishtinë të sportit, pasi i presim Lojërat Mesdhetare…Ne po bëhemi bashkë për përkujdesje për të gjithë që kanë nevojë, po bëhemi bashkë ku buxheti nuk iu shërben grupeve të caktuara, por për t’i adresuar hallet e qytetarëve, ndërsa investimet do të bëhet aty ku ka nevojë”, tha Çeku.
Nga ky tubim, Kurti bëri fushatë edhe për kandidatët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje në 12 komunat e tjera dhe nga një fjalë rasti mbajtën kandidatët e kësaj partie në këto komuna.



Të tjera
“Të rikthehesh është gjithmonë si të rilindësh”, Rrahmani luajti për herë të parë që nga ndeshja e shtatorit me Zvicrën
Jeni vaksinuar pas infektimit me Covid-19? Mësoni çfarë është “imuniteti mbinjerëzor”
Si të hidratoheni gjatë verës me dy produkte të thjeshta