VV drejt fitores në Obiliq

VV drejt fitores në Obiliq

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Obiliqit Xhafer Gashi ka humbur garën e balotazhit për këtë komunë.

KQZ ka numëruar të gjitha 32 nga gjithsej 33 vendvotime në këtë komunë.

Xhafer Gashi ka fituar 48.76 për qind ose 6046 vota, ndërsa kandidati i VV-së Halil Thaçi drejt mandatit të parë në këtë komunë me 51.24 për qind ose 6.353 vota.

Në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe votimi përmes postës.