Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka precizuar se Lëvizja Vetëvendosje përveç të drejtës së propozimit të kandidatit për kryekuvendar, ka edhe obligime për të krijuar shumicën parlamentare.
“Jo nuk kemi pasur takim. Ajo që mund të them është se pas aktgjykimit gjërat janë të qarta. Partia e parë me të drejtën e propozimit për kandidat, përveç të drejtës ka edhe obligime, të punojë fort për të ndërtuar shumicën parlamentare”, ka thënë ai, pasi u pyet nëse është takuar me kreun e VV-së, Albin Kurtin.
Tutje Limaj ka thënë se ata kanë ofruar opsionet e tyre për marrëveshje politike.



Të tjera
Kokosi i shëndetshëm si qumështi i gjirit
13 viktima nga acari në Evropë, Anglia dhe Franca kaos me udhëtimet, mbyllen edhe shkollat
“Sinjalet” që mëlçia dërgon për ndihmë