VV e PDK zyrtarizojnë koalicionin në Podujevë një ditë pas zgjedhjeve

VV e PDK zyrtarizojnë koalicionin në Podujevë një ditë pas zgjedhjeve

Isak Shabani, ish-kandidat për kryetar të Podujevës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, është zgjedhur kryetar i Kuvendit Komunal të kësaj komune, përcjell KosovaPost.

Në këtë post ai u zgjodh me 21 vota për.

Këtë e bëri të ditur Shpejtim Bulliqi, kryetari i Podujevës, teksa tha se me Shabanin shtrin dorën e bashkëpunimit.

“E uroj për detyrën e re z.Shabanin dhe i shtrij dorën e bashkëpunimit, me bindjen se përmes punës së përbashkët do t’i shërbejmë më së miri qytetarëve të Podujevës”, ka shkruar ai.

The post VV e PDK zyrtarizojnë koalicionin në Podujevë një ditë pas zgjedhjeve appeared first on Kosovapost.net.