Kryetari i Glauk Konjufca, në një konferencë për media, ka folur për kandidaturën e tij për president, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), duke theksuar nevojën që edhe opozita të propozojë një kandidat tjetër për të garantuar një proces të rregullt zgjedhor.
“Është propozimi i VV-së dhe tashmë duhet të ecim përpara. Versioni më i mirë është që edhe opozita të bëjë versionin e vet. Jam shumë kurioz të di se kë do të propozojnë nëse nuk jam unë. VV-ja do ta votojë kandidatët e opozitës për të shmangur zgjedhjet, por ata duhet të nxjerrin një emër”, tha Konjufca.
Ai shtoi se arsyeja pse VV-ja nuk ka propozuar një kandidat tjetër është për t’i dhënë mundësinë opozitës të propozojë emrin e saj.
“Edhe pse nuk kemi mbështetjen e tyre, le të dalin me një propozim. Nëse duan të propozojnë Vjosa Osmanin, edhe unë do ta votoj”, tha tutje ai.
Konjufca theksoi se qëllimi i VV-së është të shmangen zgjedhjet e reja dhe të respektohet procesi kushtetues, duke garantuar një garë me dy kandidatë.



Të tjera
Pija natyrale që ju shpëton nga kolla e thatë
Nuk e mbështesim Konjufcën dhe asnjë kandidat tjetër partiak
Kushdo që tenton të rishkruajë historinë në gjykata, përgjigja është – ne të gjithë jemi Jasharë