Ministrja e Arsimit në detyrë, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë vendosur një “standard të ri” në funksionimin e institucioneve, duke i ndarë përgjegjësitë në bazë të besimit dhe votave që u kanë dhënë qytetarët.
“Standardi i ri që e ka sjellë VV-ja dhe kryeministri Kurti është se përgjegjësitë ndahen në bazë të besimit dhe votave që na kanë dhënë qytetarët. Opozita e ka lënë vendin pa Kuvend e pa institucione. Para zgjedhjeve lokale qeveria tashmë do të ishte e finalizuar, por partitë që kanë qenë në opozitë, PDK, LDK, AAK, nuk kanë pasur interes të mundësojnë formimin e qeverisë dhe kanë vonuar konsitumin e Kuvendit”, ka thënë Nagavci në Debat Plus në RTV Dukagjini.
Ajo ka shtuar se vonesat e opozitës, megjithatë, kanë nxjerrë një efekt pozitiv për vendin.
“Por në mes të së keqes del një e mirë, kjo zhagitje reflekton një standard të ri të vendosur nga LVV-ja, që tashmë ne nuk jemi të varur prej Listës Serbe, ashtu siç provonin të na ndikojnë çdo ditë”, ka deklaruar Nagavci.
Të tjera
Merz kërkon nga Kosova dhe Serbia dialog dhe normalizim të marrëdhënieve
Si të zbuloni një gënjeshtar, duke përdorur komunikimin joverbal
“Tradhtova të dashurin dhe tani jam shtatzënë”, Rrëfimi i një gruaje: Nuk e di kush është babai