VV reagon ndaj akuzave se po abuzon me rastin në Ujman pas dërgimit të FSK-së

VV reagon ndaj akuzave se po abuzon me rastin në Ujman pas dërgimit të FSK-së

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka reaguar pas akuzave që janë bërë se kjo parti po e shfrytëzon ngjarjen në Ujman për ta lavdëruar FSK-së e cila i është bashkuar kërkimeve.

Manxhuka ka thënë se ata që ditë më parë e përdorin këtë rast për ta sulmuar VV-në, sot po akuzojnë.

Ai ka thënë se fakti që FSK është për herë të parë në atë pjesë të vendit është ngjarje historike.

“Këta që dje përdorën tragjedinë e një qytetari të zhdukur në Ujman për të sulmuar VV-në, sot akuzojnë VV-në se po e shfrytëzon këtë ngjarje për t’u lavdëruar me FSK-në. Tragjedia është fatkeqësi. Ekipet e FSK-së janë aty pikërisht për shkak të saj. Por fakti që për herë të parë Ushtria e Kosovës shkon në atë pjesë është ngjarje historike dhe si e tillë duhet të shënohet.Është tjetër gjë që Policia dhe Ushtria, për nga natyra e misionit të tyre, angazhohen kryesisht në ngjarje të rënda, jo në festa. Po të ndjekim logjikën e portaleve që e quajnë këtë “shfrytëzim”, atëherë s’do kishte kuptim as krenaria që ndjejmë për çdo akt heroik në historinë tonë”, ka shkruar ai.