Ambasada e Kosovës në Washington DC ka njoftuar se tashmë kryetarja e kryeqendrës së SHBA-së, Muriel Bowser, ka vendosur që ta shpall 17 shkurtin, ditën e pavarësisë së Kososvës, si datë zyrtare në Washington DC.
Në vendimin e saj, Bowser thotë se kjo është si rezultat i përparimit të madh që Kosova ka shënuar për mbrojtjen e ligjit, të drejtave të njeriut e forcimit të saj ndërkombëtar që nga viti 2008.
Ambasada e Kosovës atje e ka falendëruar përmes një reagimi në “X”.
“Faleminderit kryetarja Bowser që njohët zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Uashington, D.C.”, thuhet në reagimin e Ambasadës.
Vendimi i plotë:
DUKE PASUR PARASYSH se, që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës ka shënuar përparim të madh në promovimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e pozitës së saj ndërkombëtare; dhe
DUKE PASUR PARASYSH se lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është unike dhe e qëndrueshme, e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta demokratike, partneritet afatgjatë dhe respekt të thellë të ndërsjellë; dhe
DUKE PASUR PARASYSH se qytetarët shqiptaro-amerikanë japin kontribute të rëndësishme në pasurimin kulturor dhe qytetar të Uashingtonit, DC; dhe
DUKE PASUR PARASYSH se ne i bashkohemi komunitetit shqiptar dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në përkujtimin e 18-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës;
TANI, PRANDAJ, UNË, KRYETARJA E BASHKISË SË WASHINGTON, DC, shpall 17 shkurtin 2026 si “DITA E PAVARËSISË SË KOSOVËS” në Washington, DC.
Muriel Bowser



Të tjera
12 gjëra që çojnë drejt një ndarjeje
Në çfarë ore duhet të flenë fëmijët?
Maska me uthull molle dhe sodë buke: Aknet dhe shenjat hiqen si me magji!