Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, pasi u pyet për disa raste të incidenteve të pretenduara, Wesely Clark ka thënë se s’ka dëgjuar për këto incidente që pretendohet se janë kryer nga UÇK-ja. Përveç kësaj, ai thotë se nga rusët dëgjoi se në këtë ushtri kishte çeçenë.
“Kjo është e saktë”, u përgjigj dëshmitari kur u pyet se a është e vërtetë që ai nuk e di nëse Hashim Thaçi ka luftuar ose jo, por që e di se ai ka qenë udhëheqës politik, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Dëshmitari u pyet nga prokurori Mat Halling se a ka patur dijeni për krimet që pretendohet se janë kryer nga UÇK-ja ndaj civilëve në verën e vitit 1999.
“Mund të kem dëgjuar. Nuk kam ndonjë kujtesë konkrete të ndonjë incidenti por më duket se kam dëgjuar”, tha Clark.
“Nuk kam dëgjuar për këtë”, tha Clark.
Po ashtu, as për rastin e delegacionit shqiptar në Qirez, ku pretendohet se gjashtë prej anëtarëve UÇK-ja i kishte mbajtur të ndaluar dhe i kishte torturuar, dëshmitari tha se nuk ka dëgjuar.
“Nuk kam dëgjuar për këtë”, u shpreh Clark.
Për këtë, dëshmitari i kishte kërkuar prova zëvendësit të tij, i cili pas dy javësh e kishte sjellë një libër ku thuhej se UÇK-ja ishte e mbushur me çeçenë.
“Unë e pash atë dhe i thash që kjo nuk përputhet me asgjë që kam lexuar. Ai buzëqeshi me ironi dhe tha se e dinte se ishte dezinformatë e plotë nga Shërbimet e Inteligjencës apo zbulimit rus. Ndoshta unë e kam gabim dhe ndoshta e kam marrë informacionin se aty nuk kishte çeçenë, por unë nuk e kam dëgjuar asnjë burim tjetër këtë gjë përveçse nga rusët. Ka patur përpjekje aktive nga shumë anë për të zbuluar se kush ishin këta njerëz dhe çfarë bënin”, tha dëshmitari.
Gjenerali tha se hera e parë që i kishte takuar këta persona ishin në Rambuje.



Të tjera
Shqipëri, 60% e pagesave do të jenë digjitale deri në 2030
Gjithçka është gati për seancat inauguruese në katër komunat veriore
Shkencëtarët paralajmërojnë kundër krijimit të majmunit me tru njeriu