Klubi anglez West Ham United po e ndjek nga afër sulmuesin kosovar Albion Rrahmani, i cili aktivizohet te Sparta e Pragës.
Sipas mediave çeke dhe burimeve pranë klubit londinez, West Ham mund të rikthehet sërish në tregun çek të transferimeve gjatë afatit të janarit.
West Ham është bërë i njohur vitet e fundit për afrime lojtarësh nga kampionati çek, ndërsa këtë herë në listën e vëzhgimit janë tre sulmues: Rafiu Durosinmi i Viktoria Plzen, Mojmír Chytil i Slavia Pragës dhe Albion Rrahmani i Sparta Pragës.
Të tre lojtarët janë pjesë e rëndësishme e skuadrave të tyre dhe aktivizohen në repartin e sulmit.
Ende nuk ka një ofertë zyrtare nga West Ham, por klubi anglez po i analizon me kujdes këto emra, me synimin për të përforcuar fazën ofensive në gjysmën e dytë të sezonit./rtk



Të tjera
Manaferrat, çfarë duhet të dini për frutin magjik veror dhe pse i nevojitet organizmit
“Gjendja e FSK-së”, Konjufca i quan deklaratat e Vlora Çitakut rrezik për sigurinë kombëtare
Marrëdhëniet me Listën Serbe ndryshuan pas qeverisjes së VV-së