Në orët e mbrëmjes, Policia e Kosovës ka shkruar se dyshohet se katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë qëndruar disa minuta te hyrja e objektit te pala serbe, në stacionin policor kufitar në Merdar.
E për këtë “provokim” nga pala e xhandarmërisë serbe, eksperti i Sigurisë, Avni Musliu përmes një postimi në “X” ka reaguar ku ka shkruar se tri ditë më herët ishte kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçevic ai i cili kishte deklaruar se në ditën e Samitit të Procesit të Berlinit priste të ketë provokime nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Musliu tha se po të njëjtë ditë një automjet i xhandarmërisë serbe ka kaluar kufirin Kosovë-Serbi, duke provokuar situatën dhe duke shkelur marrëveshjen IBM!
“Tre ditë më parë kryeministri i Serbisë @milos_vucevic deklaroi se të hënën, më 14 tetor, në ditën e Samitit të Procesit të Berlinit, priste provokime nga Kurti/Kosova ndaj serbëve. Madje, në të njëjtën ditë, më 14 tetor, një automjet i xhandarmërisë serbe ka kaluar kufirin Kosovë-Serbi, duke provokuar situatën dhe duke shkelur marrëveshjen IBM!”, shkroi Musliu.



Të tjera
Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro
BE hoqi masat ndaj Kosovës, të vetmet që kanë mbetur janë ato të opozitës
Këto objekte të tejmbushura nga pluhuri dhe bakteret, thuajse gjithmonë harrojmë t’i pastrojmë