Xhavit Haliti nga PDK tha se mbajtja e zgjedhjeve varet kryesisht nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka shumicën e votave dhe “çelësat” për formimin e qeverisë.
Ai theksoi nevojën për ruajtjen e paqes politike dhe zgjidhjen e problemeve nëpërmjet një procesi të ri zgjedhor.
“Zgjedhjet se kur do të mbahen varet nga përgjegjshmëria e partive politike në radhë të parë e Lëvizjes Vetëvendosje sepse ajo i ka ‘çelësat’ sepse i ka shumicën e votave. Po besoj se në secilin variant është mirë që të mendohet të ruhet paqja politike në Kosovë që do të thotë partitë politike t’i zgjidhin problemet e brendshme që i kemi në një proces të ri zgjedhor. Nuk është e tëra për shkak të kushteve që ka Kosova pra nuk është e tëra që ne t’a bëjmë një Kryeministër. Bërja e një Kryeministri ose Qeverie me numër të paktë të votave nuk kushtet kur ne kemi për disa çështje kruciale në Kosovë votim të detyrueshëm, votim të dyfishtë, krijon disa situata bllokuese për Qeverinë”.
Haliti tha se Kosovës i duhet një “Qeveri e Unitetit” ku përfshihen të gjitha liderët kryesore, me fokus integrimin në BE, njohjen ndërkombëtare dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Mendoj se janë dy mundësi, ajo që e kam thënë që në start pas zgjedhjeve….që Kosova ka nevojë për “Qeveri të Unitetit” por një qeveri ku marrin pjesë të gjithë protagonistët e partive politike të ngarkuar me një qëllim të vetëm që t’a realizojmë një projekt që na lehtëson si vend, na lehtëson procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe njohje të tjera dhe zhvillimin ekonomik. Njohje të tjera do të thotë pesë shtete që nuk e kanë njoft dhe mundësisht edhe më tutje me shku”, tha Haliti për “Expose”, prodhim i GazetaBlic.
Intervista e plotë:



Të tjera
Cilat ushqime nuk duhet konsumuar në stomak bosh?
Premier League zbulon si e quan Granit Xhakën
Trump kërkon ndihmën e Kinës për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë