Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka thënë se ka pasur njerëz që janë marrë me drogë e që kanë gënjyer kinse e kanë financuar UÇK-në, shkruan Express.
Haliti në këtë intervistë ka thënë se UÇK ka pasur qëndrim shumë strikt dhe as kafe e as edhe një qindarkë s’e kanë marrë nga dikush për të cilin e kanë ditur që merret me trafik droge.
“Kur i kanë pyet për drogë, kanë thënë e kemi financu UÇK-në, por ato kanë qenë gënjeshtra.Ne kemi pasë qëndrim shum strikt, kurrë një njeri që ka shitë drogë s’e kemi taku dhe as një lek e as një kafe, të pakten unë s’e kam pi”, ka thënë Haliti në FRONTAL.



Të tjera
Vendimi i Kushtetueses të zbatohet menjëherë, të arrihet konsensus për presidentin
Kështu ndikon tymi i duhanit tek bimët e shtëpisë
Vendi s’duhet të shkojë në zgjedhje për shkak të pakënaqësive të opozitës