Ylli nga Kosova Xherdan Shaqiri ka shënuar het-trik në fitoren me rezultat 3:1 ndaj Servette-s, në derbin e Zvicrës.
Shaqiri ka shënuar het-trik në minutën e 40-të, 90+1 nga penalltia dhe në atë të 90+2.
Ky është ai që është, mbreti i futbollit.

Në minutën e 40-të, Xherdan Shaqiri nga gjuajtja e lirë rreth 17-18 metra, me goditje mjeshtërore e la të shtangur portierin mysafirë, topi futet në këndin e majtë, 1:0.
Xherdan Shaqiri dhe Leon Avdullahu janë paraqitur nga minuta e parë për Baselin.
Albian Ajeti u paraqit nga minuta e 82-të për Baselin.
Për mysafirët shënoi Cognat (63’).
Pas javës së 15-të në elitën e futbollit zviceran, Baseli kryeson me 28 pikë, pasojnë Lugano 28, Zurich 26, Servette 25, Luzern 23, Lausanne 23, St. Gallen 21 pikë etj.



Të tjera
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Katër arsye pse duhet të hani më shumë hudhra në verë
Kujdesi për bimët, ja sa dritë dhe ujë duan ato