Xherdan Shaqiri spektakolar, ka shënuar eurogol nga rreth 20 metra në portën e Luganos.
Baseli është kampion i ri i Zvicrës.
Shaqiri nuk u përmbajt fare duke realizuar tre gola, ku Baseli ngadhënjeu me rezultat 5:2 në konak të Luganos në takimin e javës ]së 35-të të elitës së futbollit zviceran.

Shaqiri ka shënuar në minutën e 48-të, 51-të e 57-tën.
Në minutën e 51-të, Shaqiri shënoi eurogol nga 20 metra për 1:3.
Golin e parë e realizoi Albian Ajeti në minutën e 5-të dhe Leroy për 1:5 (61’)
Për vendasit ka shënuar Uran Bislimi në minutën e 3-të dhe Grgiç (69’ – nga penalltia).
Uran Bislimi, Albian Hajdari u paraqitën nga minuta e parë dhe Shkëlqim Vladi nga minuta e 79-të për Luganon dhe kapiteni
Xherdan Shaqiri e Albian Ajeti titullarë për Baselin.
Albian Ajeti u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve tre minuta pa u mbyllur pjesa e parë.
Në minutën e 89-të Shaqiri u zëvendësua.
Baseli kryeson me 67 pikë ka 12 pikë më shumë se Servette në pozitën e dytë (një ndeshje më pak) dhe Lugano renditet në të katërtin me 52 sosh..



Të tjera
Ushqimet që duhet t’i ketë fëmija në çantë
Pëlqeni keçap apo salcë domateje, ky shkrimi do ju bëjë të ndryshoni shije
Nisni mëngjeset me qumësht të kombinuar me mjaltë