Kuka për projektin e Qendrës Nacionale të Xhudos: Ëndrra po bëhet realitet

Xhudo “Kosova edhe një herë epiqendër e xhudos botërore”, Driton Kuka tregon që garues nga shtete të mëdha po qëndrojnë në Pejë

Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka ka njoftuar me anë të profilit të tij privat në rrjetet sociale, se Peja dhe Kosova janë shndërruar edhe një herë në epiqendër botërore të xhudos, pasi garues nga shume shtete të njohura po qëndrojnë në vendin tonë.

Kosova është njëra nga shtetet më të trofeshme në dekadën e fundit në xhudon botërore, pasi ka nxjerr garues të mëdhenj si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Akil dhe Nora Gjakova, të cilat kanë fituar vazhdimisht medalje.

Rezultatet kulminante të garuesve kosovarë kanë bërë që xhudistët e shteteve botërore të vijnë në vendin tonë për të marrë mësimet më të mira për këtë sport nga trajneri Driton Kuka dhe xhudistët elitarët të vendit tonë.

Kështu ka ndodhur edhe këto ditë pasi Kuka ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook, se në qytetin e Pejës po qëndrojnë xhudistë të shumë shteteve të fuqishme botërore.

Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës

Në Pejë këto ditë po qëndrojnë ekipe nga Bosna,Suedia,Japonia,Portoriko,

Holanda e javën tjetër do kemi edhe ekipe e garues nga Gjermania ku pos sportistëve do kem edhe Kryetarin e qytetit Potsdam një mik i madh i shqiptarëve atje e poashtu mysafir tjerë!

Peja dhe Kosova edhe një herë epiqendër e xhudos Botërore!

Kosova shtet i xhudos …

Në foto xhudist nga Bosna të cilët për herë të parë erdhen në Kosovë