Yamali është afër ta blejë shtëpinë luksoze, që më herët i përkiste Piques dhe Shakiras – Ekonomia Online

Yamal hero në “San Mamés”, Barça mposht Athleticin

Lamine Yamal ishte heroi i Barcelonës në “San Mamés”, duke i siguruar katalanasve një fitore të vështirë ndaj Athletic Clubit.

Barcelona iu përgjigj fitores së Real Madridit ndaj Celta Vigos me një triumf minimal në fushën e Athleticit, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme në garën për titull në La Liga.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, duke menduar edhe për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Newcastle United të martën, vendosi të lërë në stol Pedrin, Fermin Lopezin dhe Raphinhan.

Ky vendim ndikoi në paraqitjen e katalanasve në pjesën e parë, ku skuadra nuk arriti të krijojë raste të rrezikshme dhe vendimtare.

Megjithatë, në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi me hyrjen në lojë të Pedrit.

Mesfushori spanjoll asistoi për Lamine Yamal, i cili preku topin në zonë dhe e dërgoi në rrjetën e Athleticit, duke realizuar golin vendimtar të ndeshjes.

Në anën tjetër, Joan Garcia në portën e Barcelonës ishte në formë të shkëlqyer, duke bërë tre pritje vendimtare dhe duke ruajtur portën e paprekur, edhe në momentet kur Athletic shtoi presionin për të gjetur golin e barazimit.

Kjo fitore i mundëson Barcelonës të mbetet katër pikë përpara në garën për titull në La Liga, pas fitores dramatike të Real Madridit një ditë më parë.

Aktualisht, Barcelona kryeson me 67 pikë, ndërsa Real Madridi ka 63 pikë.