Futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal, është gati të blejë shtëpinë e ish-bashkëlojtarit të tij Gerard Piqué dhe këngëtares Shakira.
Sipas raportimeve nga Spanja, Yamal pritet të paguajë rreth 11 milionë euro për pronën e re.
Shtëpia ndodhet në Esplugues de Llobregat, në periferi të Barcelonës – shumë afër bazës stërvitore të klubit, si dhe pranë banesave të bashkëlojtarëve Alejandro Balde dhe Ronald Araújo, si edhe të ish-yllit të Barçës, Andrés Iniesta.
Sipërfaqja totale e parcelës është 3,800 metra katrorë, e cila përfshin banesën kryesore dhe një sërë ambientesh luksoze: zonë lojërash, studio, bibliotekë, disa pishina, kinema, fushë futbolli dhe fushë padeli.



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së