Bayern Munichu dhe Raphaël Guerreiro kanë rënë dakord që të mos e zgjasin kontratën e tij, e cila skadon në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund qëndrimit trevjeçar të portugezit në klub.
Guerreiro iu bashkua Bayernit si lojtar i lirë nga Borussia Dortmundi në verën e vitit 2023 dhe deri më tani ka zhvilluar 89 ndeshje për gjigantët bavarezë, duke fituar një titull të Bundesligas dhe Superkupën Franz Beckenbauer gjatë kohës së tij në “Allianz Arena”.
Anëtari i bordit për sport te Bayerni, Max Eberl, e lavdëroi Guerreiron në largim, duke thënë: “Dëshirojmë ta falënderojmë ngrohtësisht Raphan për kohën që kemi kaluar së bashku. Gjithmonë mund të mbështeteshe tek ai në fushë dhe lojtarë të këtij niveli e pasurojnë çdo dhomë zhveshjeje. Bisedimet tona me të kanë qenë pozitive, të bazuara në besim dhe mirëkuptim të ndërsjellë. Tani, së bashku me të, jemi të fokusuar te objektivat deri në verë – së bashku duam të arrijmë ende shumë”.
Gjatë kohës së tij te Bayerni, Guerreiro ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë tetë asistime, duke u dëshmuar si një lojtar shumë i vlefshëm falë fleksibilitetit të tij, pasi ka luajtur si në të dy krahët e mbrojtjes ashtu edhe në mesfushë.
Ndeshja e radhës për Guerreiron dhe Bayernin në rrugëtimin drejt titullit është një transfertë ndaj Freiburgut të shtunën, për javën e 28-të të kampionatit.



Të tjera
Kosova ka arritur deri këtu me plot meritë
Djersitja, deodorantët dhe antiperspirantët
Kosova ka lojtarë të rrezikshëm, di disa fjalë shqip